Lajmet e fundit

Mbledhja e Komisionit për Integrime Evropiane

, 27.09.2011




Në mbledhjen e Komisionit për Integrime Evropiane, të kryesuar nga Lutfi Haziri, kryetar i komisionit, u shqyrtuan dhe u përkrahën këto projektligje: Projektligji për nisma legjislative, Projektligji për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për përfitimin e ish-zyrtarëve të lartë, Projektligji për Agjencinë Kosovare të Forenzikës, Projektligji për Akcizën në Produktet e Duhanit, si dhe Projektligji për prodhimin, grumbullimin, përpunimin dhe tregtimin e duhanit, të gjitha këto me amendamentet e komisioneve funksionale. Anëtarët e komisionit vlerësuan se këto projektligje janë në përputhshmëri me legjislacionin e BE-së dhe mund të procedohen më tej.

Mbledhja e Komisionit për Integrime Evropiane