Lajmet e fundit

Nga mbledhja e Komisionit për Zhvillim Ekonomik...

, 29.09.2011




Komisioni për Zhvillim Ekonomik, Infrastrukturë, Tregti dhe Industri i Kuvendit të Kosovës, në mbledhjen e sotme shqyrtoi Projektligjin për tregti me jashtë dhe Propozim-vendimin e Qeverisë për emërimin e një anëtari në Bordin e Komisionit të Pavarur për Miniera dhe Minerale.


Kryetari i Komisionit, Zenun Pajaziti, propozoi formimin e një grupi punues për amendamentimin e projektligjit, grup ky i cili do të inkorporojë në projektligj rekomandimet e dala nga dëgjimi publik dhe ato të USAID-it amerikan. Lidhur me këtë u vendos që Myzejene Selmani (KKR) të jetë kryesuese grupi, ndërkaq, anëtar të grupit punues u zgjodhën: Visar Ymeri (VV), Hashim Deshishku (LDK), Ramiz Kelmendi (AAK) dhe Zenun Pajaziti (PDK).


Po ashtu, Komisioni miratoi edhe Propozim-vendimin e Qeverisë për emërimin e një anëtari në Bordin e Komisionit të Pavarur për Miniera dhe Minerale.

 

Nga mbledhja e Komisionit për Zhvillim Ekonomik...