Lajmet e fundit

Nga mbledhja e Komisionit për Buxhet dhe Financa

, 29.09.2011




Komisioni për Buxhet dhe Financa i Kuvendit të Kosovës, në mbledhjen e sotme, të cilën e udhëhoqi kryetarja e komisionit, Safete Hadërgjonaj, ka përkrahur propozim-amendamentet e grupeve punuese për dy projektligje, si dhe tri projektligje të tjera, me amendamente të komisioneve funksionale.

Kësisoj, komisioni kompletoi Projektligjin për partneritet publiko-privat, me amendamentin e mbetur nga mbledhja e kaluar, duke e proceduar tutje në Kuvend dhe, gjithashtu, iu dha dritën e gjelbër propozim-amendamenteve të grupit punues për Projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për financimin e subjekteve politike, me disa plotësim-ndryshime.

Përkrahjen e komisionit e morën edhe tri projektligje të tjera, me amendamente të komisioneve funksionale: Projektligji për Agjencinë Kosovare të Forenzikës, Projektligji për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për përfitimin e ish-zyrtarëve të lartë dhe Projektligji për prodhimin, grumbullimin, përpunimin dhe tregtimin e duhanit.

 

Nga mbledhja e Komisionit për Buxhet dhe Financa