Lajmet e fundit
Nga Komisioni për të drejtat dhe interesa të komuniteteve dhe kthim
, 29.09.2011
Në mbledhjen e sotme , Komisioni për të drejtat dhe interesat e komuniteteve dhe kthim, të cilën e udhëhoqi z. Goran Marinkoviæ-kryetar i Komisionit, janë shqyrtuar katër Projektligje e që ishin: Projektligji nr. 04/L-64 për Agjencinë Kosovarë për forenzetikë , me raport të Komisionit funksional për punë të brendshme, siguri dhe mbikëqyrje të FSK-së, me amendamente, Projektligji për ndryshimin dhe plotësimin e ligjit nr .03/L-001 për benefitet e ish zyrtarëve të lartë, me raport të Komisionit funksional për Legjislacion me amendamente, Projektligji nr. 04/L-21 për akcizën e prodhimeve të duhanit, me raportin e Komisionit funksional për buxhet dhe financa, me amendamente, si dhe Projektligji për prodhimin, mbledhjen, përpunimin dhe marketingun e duhanit nr. 04/665/L-41/1, me raport të Komisionit funksional për bujqësi, pylltari, zhvillim rural, mjedis dhe planifikim hapësinor, me amendamente.
Pas një debati gjithëpërfshirës, anëtarët e Komisionit kanë mbështetë procedimin e më tejmë të katër Projektligjeve ( për miratim ) në Kuvendin e Kosovës.
Në vijim të mbledhjes pasi u shqyrtua propozim projekt plani për mbikëqyrjen e implementimit të Ligjit për mbrojtjen dhe promovimin e të drejtave të komuniteteve dhe prestarëve të tyre NË Republikën e Kosovës, anëtarët e Komisionit formuan grupin punues prej gjashtë anëtarëve në krye me deputetin Elmi Reçica, i cili do të shqyrtoi implementimin e Ligjit të lartë cekur në njëmbëdhjetë pika ku dhe do të paraqesë raportin pranë Komisionit deri në gjysmën e muajit dhjetor të këtij viti.
Përndryshe edhe pse për këtë mbledhje ishte parapa shqyrtimi i Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr. 03/L-047 për mbrojtjen dhe promovimin e të drejtave të komuniteteve dje prestarëve të tyre në Republikën e Kosovës, kjo pikë e rendit të ditës është shtyre për mbledhjen e radhës të Komisionit.