Lajmet e fundit

Kryekuvendari Krasniqi dënon aktin kriminal të vrasjes së drejtorit të Arsimit të Komunës së Prishtinës, Remzi Salihu

, 03.10.2011




Kryetari i Kuvendit të Kosovës, dr. Jakup Krasniqi, dënon aktin makabër të vrasjes së drejtorit të Drejtorisë së Arsimit të Komunës së Prishtinës, Remzi Salihu. Ky akt ka tronditur, jo vetëm anëtarët e familjes Salihu, shkollarët dhe mësimdhënësit, por edhe të gjitha institucionet dhe qytetarët e Kosovës. Vrasja në krye të detyrës është një akt barbar dhe i pashembullt në historinë e shtetit të Kosovës. Kryekuvendari Krasniqi kërkon nga institucionet e drejtësisë që kryesi i kësaj vepre anticivilizuese të marrë dënimin e merituar.

Kryekuvendari Krasniqi dënon aktin kriminal të vrasjes së drejtorit të Arsimit të Komunës së Prishtinës, Remzi Salihu