Lajmet e fundit
Mbledhja e Komisionit për Integrime Evropiane
, 10.10.2011
U përkrahën tri projektligje
Komisioni për Integrime Evropiane, në mbledhjen e sotme, të kryesuar nga Lutfi Haziri, kryetar i komisionit, shqyrtoi dhe përkrahu për procedurë të mëtejmë Projektligjin për Partneritet Publiko Privat, me amendamentet e Komisionit funksional, i cili projektligj është në përputhshmëri me legjislacionin e BE-së.
Anëtarët e Komisionit përkrahën edhe Projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Financimin e subjekteve politike, me amendamentet e Komisionit funksional dhe vlerësuan se është në përputhshmëri me legjislacionin e BE-së, duke e plotësuar atë me një propozim-amendament të komisionit.
Anëtarët e Komisionit po ashtu përkrahën edhe Projektligjin për Tregti më jashtë, me amendamentet e Komisionit funksional nga aspekti i përputhshmërisë me legjislacionin e BE-së duke përkrahur edhe dy propozim –amendamente të Komisionit për Integrime Evropiane.