Lajmet e fundit
Kryekuvendari Krasniqi ngushëllon kryetarin e Asamblesë së Madhe Kombëtare të Turqisë, Z. Cemil Çiçek
, 24.10.2011
Me rastin e tërmetit të fuqishëm që goditi dje Turqinë Lindore, kryetari i Kuvendit të Kosovës, dr. Jakup Krasniqi, i dërgoi një telegram ngushëllimi kryetarit të Asamblesë së Madhe Kombëtare të Turqisë, Z. Cemil Çiçek, me këtë përmbajtje:"
I nderuar Z. Cemil Çiçek,
Me keqardhje të thellë mësuam lajmin për tërmetin e fuqishëm që ka goditur dje Turqinë Lindore.
Në emër të Kuvendit dhe të popullit të Kosovës, si dhe në emrin tim, ju shpreh Juve shkëlqesi, familjeve të viktimave dhe popullit të Turqisë dhembjen e thellë dhe ngushëllimet e sinqerta për këtë fatkeqësi të rëndë natyrore.
Lajmi për këtë tragjedi e ka prekur thellë në shpirt tërë popullin e Kosovës, prandaj, duke marrë pjesë në këtë dhembje, ju siguroj se qytetarët e Kosovës dhe institucionet e saj bashkëndiejnë dhimbjen dhe solidarizohen me qytetarët e Turqisë.
Ju lutem Shkëlqesi, pranoni shprehjen e konsideratës sime më të lartë", theksohet ne telegramin e kryekuvendarit Krasniqi.