Lajmet e fundit

Nga mbledhja e Komisionit për të Drejtat e Njeriut...

, 24.10.2011




Lidhur me peticionin e Koalicionit ‘ad-hok" të OJQ-ve për mbrojtjen e Qendrës Historike të Prizrenit, Komisioni për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore, Persona të Pagjetur dhe Peticione, do të marrë vendim në mbledhjen e radhës. Kështu u vendos në mbledhjen e sotme të këtij Komisioni, kryesuar nga Kryetarja Suzan Novobërdaliu. Në vijim të kësaj mbledhje, Komisioni unanimisht miratoi Raportin e monitorimit të Ligjit për mbrojtje nga dhuna në familje, të cilin para Komisionit e paraqiti kryesuesja e grupit punues, Albana Gashi. Komisioni miratoi edhe propozim-agjendën e kryetares së Komisionit për angazhimet gjatë muajve në vijim, si dhe fushë -veprimtarinë e tij, sipas propozimit të Komisionit për Mandate, Imunitete dhe Rregullore të Punës së Kuvendit.

Nga mbledhja e Komisionit për të Drejtat e Njeriut...