Lajmet e fundit

Mbledhja e Komisionit për Integrime Evropiane

, 26.10.2011




Në mbledhjen e Komisionit për Integrime Evropiane, kryesuar nga Lutfi Haziri, kryetar i komisionit, u debatua lidhur me Raportin e Progresit 2011, për Kosovën, në mënyrë që komisioni parlamentar të përgatitet për debatin parlamentar rreth Raportit të Progresit që do të mbahet më 8 nëntor.


Kryetari i komisionit Lutfi Haziri , tha se meqë debati në mbledhjen e Kuvendit do të hapet me qëndrimin e komisionit parlamentar për integrime evropiane, komisioni duhet të marrë paraprakisht një vendim të përbashkët dhe të përpilojë një draft lidhur me raportin e Komisionit Evropian.

Gjatë këtij takimi u diskutua edhe rreth procesit të anëtarësimit të vendit në Këshillin e Evropës, ndërsa lidhur me këtë çështje e cila ngjalli debat nga anëtarët e komisionit, u kërkua që në një mbledhje tjetër të radhës të ftohet në komisionin parlamentar edhe ministri i Punëve të Jashtme, z. Enver Hoxhaj, për të diskutuar lidhur me hapat që do të ndërmarrë kjo ministri për procesin e anëtarësimit në Këshillin e Evropës.


Anëtarët e Komisionit, po ashtu shqyrtuan dhe përkrahën edhe Projektligjin për marrëveshjet ndërkombëtare, me amendamentet e komisionit funksional nga aspekti i përputhshmërisë me legjislacionin e BE-së.

 

Mbledhja e Komisionit për Integrime Evropiane