Lajmet e fundit

Nga mbledhja e Komisionit për Punë të Jashtme

, 01.11.2011




Komisioni për Punë të Jashtme në mbledhjen e sotme, të drejtuar nga Albin Kurti , kryetar i Komisionit, shqyrtoi i raportin për Projektligjin për marrëveshjet ndërkombëtare. Pasi Kurti i ka njoftuar anëtarët e tjerë të Komisionit se katër komisionet e përhershme ( Komisioni për Buxhet dhe Financa, Komisioni për të Drejtat dhe Interesat e Komuniteteve, Komisioni për Integrime Evropiane dhe Komisioni për Legjislacion dhe Gjyqësi), nuk kanë pasur vërejtje për 16 amendamentet e propozuara nga Komision i për Punë të Jashtme, njëzëri e kanë miratuar raportin me rekomandime, që do të paraqitet në seancë gjatë shqyrtimit të dytë dhe miratimit të Projektligjit për marrëveshjet ndërkombëtare.

Nga mbledhja e Komisionit për Punë të Jashtme