Lajmet e fundit
Kryekuvendari Krasniqi priti eurodeputeten Doris Pack
, 01.11.2011
Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, dr. Jakup Krasniqi, priti sot eurodeputeten Doris Pack. Me këtë rast bashkëbiseduesit folën për zhvillimet aktuale shoqërore e politike në Kosovë. Kryekuvendari Krasniqi e njoftoi z. Doris Pack me zhvillimet e gjithmbarshme në Kuvend, posaçërisht në fushën e legjislacionit. Po kështu eurodeputeja Pack u njoftua edhe me situatën e sigurisë ne vend, me theks të veçantë në veri, ndërsa u bisedua edhe për çështjen e liberalizimit të vizave.
Eurodeputetja Doris Pack pasi u falënderua për pritjen, në fjalën e saj u ndal edhe në çështjen e statusit të Kosovës, duke theksuar se nuk ka ndarje të Kosovës dhe as plan Ahtisari plus.