Lajmet e fundit
Mbledhja e Komisionit për Mbikëqyrjen e Financave Publike
, 02.11.2011
Komisioni për Mbikëqyrjen e Financave Publike, kryesuar nga Ali Sadriu, kryetar i Komisionit, në mbledhjen e sotme pikë të vetme të rendit të ditës kishte shqyrtimin e Raportit të auditimit të pasqyrave financiare të Ministrisë së Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, për vitin 2010.
Gjatë këtij takimi anëtarët e komisionit u dakorduan që shqyrtimi i këtij raporti të mos bëhet pa prezencën e ministrit të MPH-së, Dardan Gashi, meqë të gjeturat në këtë raport nga ana e ZAP-it janë shqetësuese për komisionin.
Anëtarët e komisionit diskutuan edhe rreth Raportit kthyes të Ministrisë për Komunitete dhe Kthim, lidhur me Raportin e auditimit të pasqyrave financiare për vitin 2010. U tha se Ministria për Komunitete dhe Kthim përmes një shkresë tjetër ju është përgjigjur shqetësimeve të anëtarëve të komisionit lidhur me hapat që kanë ndërmarrë gjatë kësaj periudhe.
Duke përkrahur raportin për procedim në seancë plenare, u tha se ZAP-i gjatë auditimit duhet ta ketë prioritet këtë ministri, ndërsa theksuan se ZAP-i duhet të kryejë në këtë ministri edhe Auditim të Performancës.