Lajmet e fundit
Me rastin e festës së Kurban Bajramit
, 04.11.2011
Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, dr. Jakup Krasniqi, u ka uruar sot festën e Kurban Bajramit, kryetarit të Bashkësisë Islame të Kosovës, myftiut Naim Tërnava dhe gjithë besimtarëve islam në Kosovë.
Në telegramin e kryeparlamentarit Krasniqi shkruan:
"I nderuar z. Tërnava
Me rastin e festës së Kurban Bajramit ju uroj Juve dhe gjithë besimtarëve islam në Kosovë festën e madhërueshme të sakrificës, si simbol të flijimit dhe të mirësisë njerëzore ndaj krijuesit dhe në dobi të të afërmve tanë me mirëqenie më të paktë.
Këtë festë po e kremtojmë me rezultate të dukshme të shtetndërtimit dhe të forcimit të demokracisë.
Uroj që festat tona t'i kremtojmë në begati edhe më të madhe në shtetin sovran të Kosovës".