Lajmet e fundit
Nga mbledhja e Komisionit për Punë të Brendshme...
, 04.11.2011
Komisioni për Punë të Brendshme, Siguri dhe Mbikëqyrjen e Forcës së Sigurisë së Kosovës, në mbledhjen e sotme të kryesuar nga Ahmet Isufi, kryetar, ka shqyrtuar dhe miratuar raportin përfundimtar për Projektligjin për sistemin e adresave.
Ndërkaq, në përgjigje të rekomandimit të Nënkomisionit për Mandate, Imunitete dhe Rregullore të Kuvendit të Kosovës lidhur me përshkrimin e fushëveprimit dhe përgjegjësive të komisionit, u bë plotësimi i fushëveprimit dhe u procedua sipas rekomandimit.