Lajmet e fundit
Deputetja Flora Brovina priti përfaqësuesit e Komitetit të Helsinkit
, 14.11.2011
Deputetja dhe humanistja, Flora Brovina, priti sot në Kuvendin e Kosovës ,një delegacion të përfaqësuesve të Komitetit të Helsinkit nga Norvegjia, si dhe përfaqësuesit e këtyre komiteteve të Helsinkit nga Serbia, Shqipëria dhe Bosnjë -Hercegovina, kryesuar nga Bjorn Gunnar Encesland. Temë e takimit ishin çështjet aktuale të të drejtave të njeriut dhe të komuniteteve pakicë.
Vlen të theksohet se Komiteti i Helsinkit, në vitin 2001, ia ndau çmimin vjetor humanistes Flora Brovina, kur ajo ende nuk ishte e përfshirë në politikë.