Lajmet e fundit
Nga mbledhja e Komisionit për Shëndetësi, Punë dhe Mirëqenie Sociale
, 16.11.2011
Në mbledhjen e sotme të Komisionit për Shëndetësi, Punë dhe Mirëqenie Sociale të Kuvendit të Republikës së Kosovës, të kryesuar nga Fikrim Damka, kryetar, u shqyrtua Propozim-Plani i Veprimit të Kuvendit për integrime evropiane, për çështjet që kanë të bëjnë me komisionin. Pas diskutimeve, ky propozim-plan u përkrah nga anëtarët e komisionit.
Në këtë mbledhje, u diskutua edhe për çështje të tjera që lidheshin më fushëveprimtarinë e komisionit, me theks të veçantë, për Projektligjin për statusin dhe të drejtat e dëshmorëve, invalidëve, veteranëve, pjesëtarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, viktimave civile dhe familjeve të tyre.