Lajmet e fundit
Mbledhja e Komisionit për Mbikëqyrjen e Financave Publike
, 23.11.2011
Në mbledhjen e Komisionit për Mbikëqyrjen e Financave Publike, të kryesuar nga Ali Sadriu, kryetar i komisionit, u shqyrtua raporti i auditimit të pasqyrave financiare të Ministrisë se Punëve të Brendshme, për vitin 2010.
Ndërkaq, shqyrtimi i raportit të auditimit të pasqyrave financiare të Ministrisë së Punës dhe Mirëqenies Sociale, për vitin 2010, është shtyrë për një mbledhje tjetër të radhës për shkak të mosprezencës së ministrit të MPMS-së, Nenad Rashiq.
Lidhur me raportin e auditimit të pasqyrave financiare të MPB-së, në të cilin takim ishte i pranishëm ministri i MPB-së, Bajram Rexhepi, pas diskutimeve të deputetëve, Komisioni ka kërkuar nga ministri Rexhepi, raport me shkrim lidhur me veprimet e ndërmarra për të gjeturat e Zyrës së Auditorit të Përgjithshëm.
Shqyrtimin e propozimit të Bankës Qendrore të Kosovës për aprovimin e auditorit të jashtëm, për auditimin e pasqyrave financiare të BQK-së, po ashtu Komisioni mbeti ta diskutojë në mbledhjen tjetër të radhës.
Anëtarët e Komisionit, po ashtu kanë shqyrtuar dhe kanë përkrahur kërkesën e Zyrës së Auditorit të Përgjithshëm lidhur me përzgjedhjen e Auditorit të jashtëm për auditimin e pasqyrave financiare të ZAP-it, për vitin 2011.