Lajmet e fundit
Mbledhja e Komisionit për Arsim, Kulturë, Rini, Sport, Administratë Publike, Qeverisje Lokale dhe Media
, 24.11.2011
Në mbledhjen e sotme të Komisionit për Arsim, Kulturë, Rini, Sport, Administratë Publike, Qeverisje Lokale dhe Media i Kuvendit të Kosovës, i kryesuar nga Idriz Vehapi, kryetar i Komisionit, në të cilën mori pjesë edhe Memli Krasniqi, ministër për Kulturë, Rini dhe Sport,
vazhdoi puna në amendamentimin e Projektligjit 04 /L- 75 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr.2003/24 për sport. Sipas dinamikës së punës, pritet që javën e ardhshme të përfundojë amendamentimi i këtij Projektligji. Ndërkaq, shqyrtimi i Projektligjit për Transmetimin Publik në Kosovë, nr.04/L-64, u shty për mbledhjen vijuese të Komisionit.