Lajmet e fundit

Nga mbledhja e Komisionit për të Drejtat e Njeriut...

, 25.11.2011




Kryesuar nga kryetarja Suzan Novobërdaliu, Komisioni për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore, Persona të Pagjetur dhe Peticione në mbledhjen e sotme shqyrtoi peticionin e Këshillit Organizativ nga fshati Bellanicë KK Malishevë. Kërkesat e banorëve të këtij fshati para Komisionit i paraqiti kryetari i Këshillit Organizativ, Hazir Hoxha. Ai njoftoi për pakënaqësinë e banorëve lidhur me privatizimin e disa pronave të banorëve të këtij fshati, dhe kërkoi nga Komisioni përkrahje për realizimin e të drejtave të tyre. Sipas tij, AKM-ja ka bërë shkelje ligjore, sepse parcelat e privatizuara nga ajo, kanë qenë në procedura kontestimore pranë gjykatave përkatëse. Kryetari i Këshillit Organizativ, Hoxha, me këtë rast shpalosi dokumente të shumta që mbanin datën e viteve të 60-ta, e të cilat përmbanin fakte të mjaftueshme në favor të pronarëve të tokave, të cilat AKM-ja i ka privatizuar.

Nga ana tjetër, lidhur me këtë, përfaqësuesi i AKM-së u shpreh se privatizimi është bërë në harmoni me ligjet në fuqi, dhe u rekomandoi nënshkruesëve të peticionit t'i drejtohen Gjykatës së Posaçme. Anëtarët e Komisionit, pasi dëgjuan qëndrimet e përfaqësuesëve të fshatit dhe të AKM-së, vendosën që në mbledhjen e radhës lidhur me këtë çështje të ftohet edhe drejtori i Agjencionit të Kadastrit, i cili do të informonte më saktë mbi statusin e pronave për të cilat pretendohet se janë kontestimore.

Nga mbledhja e Komisionit për të Drejtat e Njeriut...