Lajmet e fundit
Komisioni për Zhvillim Ekonomik...
, 25.11.2011
Komisioni për Zhvillim Ekonomik, Infrastrukturë, Tregti dhe Industri, i Kuvendit të Kosovës, në mbledhjen e sotme kryesuar nga Zenun Pajaziti, kryetar i Komisionit, miratoi amendamentet e grupit punues të Projektligjit nr.04/L-078 për sigurinë e përgjithshme të produkteve. Në emër të grupit punues, amendamentet para Komisionit i paraqiti Myzejene Selmani.