Lajmet e fundit

Kryekuvendari Krasniqi viziton Gjermaninë

, 28.11.2011




Me ftesë të kryetarit të Bundestagut Gjerman, Norbert Lammert, kryetari i Kuvendit të Kosovës dr. Jakup Krasniqi, nga 29 nëntori e deri më 3 dhjetor 2011, do të qëndrojë për vizitë zyrtare në Gjermani. Gjatë kësaj vizite krye kuvendari Krasniqi do të takohet më kryetarin e Bundestagut Gjerman, z. Norbert Lammert, si dhe me udhëheqës tjerë të lartë të trupave të Bundestagut.

Në këtë vizitë kreu i legjislativit të vendit do të shoqërohet nga Xhavit Haliti, nënkryetar i Kuvendit, Vjosa Osmani, anëtare e Komisionit për Integrime Evropiane, Bilall Sherifi, këshilltar i lartë politik i kryetarit të Kuvendit të Kosovës dhe Skender Reçica, këshilltar për protokoll dhe marrëdhënie ndërkombëtare.

Kryekuvendari Krasniqi viziton Gjermaninë