Lajmet e fundit

Nga mbledhja e Komisionit për Buxhet dhe Financa

, 30.11.2011




Komisioni për Buxhet dhe Financa i Kuvendit të Kosovës, në mbledhjen e sotme të kryesuar nga kryetarja Safete Hadërgjonaj, ka caktuar grupet punuese për shqyrtimin e Projektligjit për Buxhetin për vitin 2012 dhe ka aprovuar planin e punës në lidhje me trajtimin e tij dhe të kërkesave buxhetore.

Në këtë mbledhje Komisioni rishqyrtoi Projektligjin për statusin dhe të drejtat e dëshmorëve, invalidëve, veteranëve, pjesëtarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, viktimave civile dhe familjeve të tyre, me amendamente të komisionit funksional. dhe i rekomandoi Kuvendit për miratim.

Nga mbledhja e Komisionit për Buxhet dhe Financa