Lajmet e fundit

Kryeparlamentari Krasniqi u prit nga Christian Schmid dhe Wolfgang Ischinger

, 02.12.2011




Delegacioni i Kuvendit të Republikës së Kosovës, i udhëhequr nga kryetari dr. Jakup Krasniqi, ka zhvilluar mbrëmë një darkë pune me Sekretarin Parlamentar të Shtetit në Ministrinë Federale të Mbrojtjes, z. Christian Schmidt.

Edhe në këtë takim dominoi biseda për zhvillimet e fundit në Kosovë, problemin e veriut dhe dialogun me Serbinë.

Kryetari Krasniqi falënderoi Ministrinë gjermane të Mbrojtjes për mbështetjen e vazhdueshme për Forcën e Sigurisë së Kosovës, veçanërisht për trajnimin e oficerëve të saj.

Sot, ndërkaq, delegacioni pati një drekë pune me z. Wolfgang Ischinger.

 

Kryeparlamentari Krasniqi u prit nga Christian Schmid dhe Wolfgang Ischinger