Lajmet e fundit
Nga mbledhja e Komisionit për të Drejtat dhe Interesat e Komuniteteve dhe Kthim
, 02.12.2011
Në mbledhjen e sotme të Komisionit për të Drejtat dhe Interesat e Komuniteteve dhe Kthim, të kryesuar nga kryetari I Komisionit, z. Goran Marinkoviç,u shqyrtuan gjithsej tetë projektligje: P/ligji për Komisionin e Pavarur për Medie nr. 04/ L -44, me Raportin e Komisionit funkcional për Arsim, Kulturë, Rini, Sport, Administratë Publike, Pushtetin Lokal dhe Medie, me amendamente, P/ligji nr.04/L-69 për të huajt me Raportin e Komisionit funkcional për Punë të Brendshme, Siguri, dhe Mbikëqyrje të FSK-së, me amendamente, P/ligji Nacrta zakona br.04/L-73 o azilu, sa Izveštajem funksionalne Komisije za unutrašnje poslove, bezbednost i nadgledanje KBS-a, sa amandmanima, P/ligji nr.04/L-70 për ndarjen e dekoratave nga presidenti I Kosovës, me Raportin e Komisionit funkcional për Legjislacion, me amendamente, P/ligji nr.04/L-78 për sigurinë e përgjithshme të produkteve, me Raportin e Komisionit funkcional për Zhvillim Ekonomik, Tregti, Industri, dhe Infrastruklturë, me amendamente, P/ligji nr.04/L- 40/1 për rregullimin e tokës, me Raportin e Komisionit funkcional për Bujqësi, Pylltari, Zhvillim Rural, Mjedis dhe Planifikim Hapësinor, me amendamente, P/ligji nr.04/L-54 për statusin dhe të drejtat e luftëtarëve, invalidëve, veteranëve, pjesëtarëve të Ushtrisë Ëlirimtare të Kosovës dhe familjeve të tyre, me Raportin e Komisionit funkcional për Shëndetësi, Punë dhe Mirëqenie Sociale, me amendamente, si dhe P/ligjin br.04-1179-L-74 për shërbimet këshillëdhënëse për bujqësi dhe dhe zhvillim rural, me raportin e Komisionit funkcional për Bujqësi, Pylltari, Zhvillim Rural, Mjedis dhe Planifikim Hapësinor, me amendamente.
Pas debatit gjithëpërfshirës, anëtarët e Komisionit përkrahën precedimin e mëtejmë të gjithsej tetë ligjeve për miratim në Kuvendin e Republikës së Kosovës.