Lajmet e fundit
Mbledhja e Komisionit për Legjislacion
, 06.12.2011
Në mbledhjen e Komisionit për Legjislacion, të kryesuar nga Arben Gashi, kryetar i komisionit, u shqyrtuan dhe u përkrahën raportet me amendamentet e komisioneve funksionale të këtyre projektligjeve: Projektligjit nr. 04/L- 54 për statusin dhe të drejtat e dëshmorëve, invalidëve, veteranëve , pjesëtarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe familjeve të tyre, Projektligjit për Rregullimin e tokës nr. 04/664/L-40/1, Projektligjit nr. 04/L-78 për Sigurinë e Përgjithshme të Produkteve, si dhe të Projektligjit për Shërbime Këshilluese për Bujqësi dhe Zhvillim Rural nr. 04/1179/L-74.
Anëtarët e komisionit po ashtu përkrahën edhe sugjerimin e Komisionit për Buxhet lidhur me Projektligjin për ndihmë juridike falas, ndërsa më tej u formua edhe grup pune lidhur me dëgjimin publik për shqyrtimin e Projektligjit për marrëdhëniet e detyrimeve.