Lajmet e fundit

Kryekuvendari Krasniqi priti znj. Ingrid Delterne, kryetare e Unionit Evropian të Transmetuesve (EBU)

, 07.12.2011




Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, dr. Jakup Krasniqi, kishte sot një takim me znj. Ingrid Delterne, kryetare e Unionit Evropian të Transmetuesve (EBU). Zonjën Delterne e shoqëronte edhe udhëheqja e RTK-së, në krye me Sylejman Shaqirin , drejtor i përgjithshëm i këtij institucioni.

Në këtë takim u fol për Projektligjin për RTK-në, çështjen e financimit të këtij institucioni,çështjen e pazgjidhur të pronës së RTK-së, si dhe për kanalin televiziv në gjuhën serbe. Me këtë rast u fol edhe lidhur me Bordin e RTK-së, i cili aktualisht nuk është i kompletuar, pasi dy anëtarëve të këtij Bordi iu ka skaduar mandati.

Kryekuvendari Krasniqi priti znj. Ingrid Delterne, kryetare e Unionit Evropian të Transmetuesve (EBU)