Lajmet e fundit
Seancës plenare i drejtohet presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga
, 08.12.2011
Presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga, ka mbajtur sot fjalimin e saj vjetor në Kuvend, konform Kushtetutës së Kosovës.
Deputetët e Kuvendit të Kosovës e kanë pritur me duartrokitje presidenten Jahjaga, e cila shoqërohej nga kryeparlamentari Krasniqi.
Kreu i Kuvendit, duke ua përkujtuar deputetëve, përcaktimin kushtetues për fjalimin vjetor të Presidentit të Kosovës në Kuvend (së paku një herë në vit), e ka ftuar zonjën Jajaga të dalë në foltore dhe t'u drejtohet deputetëve.
Fjalimi i presidentes së Kosovës, Adifete Jahjaga, ka qenë gjithëpërfshirës dhe i përqendruar kryesisht për zhvillimet në Kosovë, për afirmimin ndërkombëtar të vendit, për procesin e bisedimeve me Serbinë dhe për vizionin e saj për ardhmërinë prosperuese të vendit. Ajo është zotuar se do të dëgjojë me vëmendje shqetësimet e qytetarëve të Kosovës, do të punojë seriozisht për bashkimin e vendit, dhe se do ta luftojë korrupsionin.
Në ueb-faqen e Kuvendit, në vazhdim, po e publikojmë të plotë fjalimin e presidentes së Republikës së Kosovës, zonjës Atifete Jahjaga, në Kuvendin e Kosovës.