Lajmet e fundit

Në 10-vjetorin e punës së Kuvendit të Republikës së Kosovës

, 10.12.2011




Para se të fillonte seanca solemne për shënimin e 10-vjetorit të punës së Kuvendit të Republikës së Kosovës, sot në ndërtesën e Kuvendit janë ndarë shpërblimet për esenë më të mirë në temën " Kuvendi i Kosovës si simbol i demokracisë", i mbështetur nga Misioni i OSBE-së në Kosovë.

Në mesin e mbi 80 eseve në këtë temë të nxënësve të shkollave të mesme dhe të shkollave fillore të vendit, janë shpërblyer: Arbenita Haxholli, nxënëse e gjimnazit "Eqrem Çabej" në Prishtinë, Rina Geci nga gjimnazi "Sami Frashëri", po në kryeqytet, dhe Ardian Osmani, nxënës i shkollës fillore "Enver Maloku" në Podujevë.

Autorëve të eseve certifikatat ua ka ndarë shefi i OSBE-së në Kosovë, ambasadori,Werner Almhofer, kurse kryetari i Kuvendit, dr. Jakup Krasniqi, ua ka ndarë certifikatat shkollave ku mësojnë nxënësit e shpërblyer. Kreu i Kuvendit dhe ai i OSBE-së, i kanë uruar nxënësit e shpërblyer për talentin dhe vizionin demokratik të shprehur në esetë, kurse përfaqësuesit e shkollave i kanë përgëzuar për përkushtimin e tyre për ngritjen e brezave të shkollarëve.

Në një ceremoni tjetër fituesit e konkursit për esenë më të mirë do të shpërblehen me nga një kompjuter lap-top, kurse shkollat e tyre do të shpërblehen me nga një kompjuter, skaner, printer dhe fotokopje.

Në 10-vjetorin e punës së Kuvendit të Republikës së Kosovës Në 10-vjetorin e punës së Kuvendit të Republikës së Kosovës