Lajmet e fundit

Telegram urimi i kryekuvendarit Krasniqi për Ditën e Krishtlindjes

, 24.12.2011




Kryetari i Kuvendit të Kosovës,dr. Jakup Krasniqi, i dërgoi një telegram urimi Shkëlqesisë së tij Imzot Dodë Gjergji, me rastin e Ditës së Krishlindjes, me këtë përmbajtje:"


I nderuar Shkëlqesi Imzot Dodë Gjergji,
Në këtë ditë të shenjtë është kënaqësi t'Ju uroj Juve dhe nëpërmjet Jush të gjithë besimtarëve katolikë Ditën e Lindjes së Krishtit, ditë që frymëzon njeriun me besimin më të madh te Zoti dhe tek e ardhmja.
Le të jetë kjo festë e madhe edhe një rast për të shpalosur ndjenjat e dashurisë, të respektit, të harmonisë dhe të vullnetit të qytetarëve tanë për të sjellë edhe më shumë lumturi, paqe dhe mbarësi në familjet tona.
Gëzuar!"

 

Telegram urimi i kryekuvendarit Krasniqi për Ditën e Krishtlindjes