Lajmet e fundit

Kryekuvendari Krasniqi ngushëlloi familjen Shala

, 06.01.2012




Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, dr. Jakup Krasniqi, i ka dërguar një telegram ngushëllimi familjes Shala, me rastin e vdekjes së ushtarakut të shquar të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Shaban Shala.


Në telegram thuhet:


E nderuara familje Shala,


Me pikëllim të thellë e morëm lajmin për vdekjen e atdhetarit,veprimtarit dhe ushtarakut të shquar të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Shaban Shala.


Vdekja e Shaban Shalës është humbje e madhe për Ju familje e nderuar, për miqtë dhe për mbarë popullin shqiptar.


Shaban Shala ishte një nga personalitetet më të dalluara të rezistencës kombëtare që nga vitet e '70-ta.
Shëmbëlltyra dhe vepra e tij do të kujtohen përjetësisht me respekt të veçantë.


Në emër të Kuvendit të Republikës së Kosovës dhe në emrin tim, Ju përcjell ngushëllimet më të sinqerta.

Kryekuvendari Krasniqi ngushëlloi familjen Shala