Lajmet e fundit
Nga mbledhja e Komisionit për Shëndetësi, Punë dhe Mirëqenie Sociale
, 11.01.2012
Komisioni për Shëndetësi, Punë dhe Mirëqenie Sociale i Kuvendit të Republikës së Kosovës, në mbledhjen e sotme, të kryesuar nga Fikrim Damka, kryetar i komisionit, shqyrtoi Raportin e punës së Komisionit për vitin 2011, si dhe një varg çështjesh që lidhen me fushëveprimtarinë e tij dhe agjendën e punës për këtë fillimvit.
Pas shqyrtimit dhe diskutimeve nga ana e deputetëve, raporti vjetor u përkrah nga komisioni.
Kryetari Damka i njoftoi anëtarët e tjerë edhe për vizitën që komisioni pritet ta zhvillojë në ditët e ardhshme në Turqi.