Lajmet e fundit
Nga mbledhja e Komisionit për të Drejtat e Njeriut...
, 12.01.2012
Kryesuar nga kryetarja Suzan Novobërdaliu, Komisioni për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore, Persona të Pagjetur dhe Peticione në mbledhjen e sotme shqyrtoi peticionin e disa OJQ-ve për fshatin Hoçë e Madhe. Lidhur me këtë, Komisioni vlerësoi se peticioni i nënshkruar nga më shumë se 10 mijë qytetarë të Komunës së Rahovecit, i plotëson kushtet juridike për shqyrtim. Lidhur me trajtimin e mëtutjeshëm të këtij peticioni, Komisioni vlerësoi se atë duhet shqyrtuar Komisioni Funksional, përkatësisht Komisioni për Bujqësi Pylltari dhe Zhvillim Rural, sepse, Komisioni për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore, Persona të Pagjetur dhe Peticione nuk ka mandat për ta trajtuar çështjen që është parashtruar në peticion.