Lajmet e fundit

Nga mbledhja e Komisionit për Zhvillim Ekonomik ...

, 16.01.2012




Komisioni për Zhvillim Ekonomik, Infrastrukturë, Tregti dhe Industri i Kuvendit të Kosovës, në mbledhjen e parë të sesionit pranveror, shqyrtoi Raportin e Punës për vitin 2011.

Kryetari i Komisionit, Zenun Pajaziti, gjatë prezantimit të këtij Raporti tha: "Komisioni për Zhvillim Ekonomik, Infrastrukturë, Tregti dhe Industri, me qëllim të pasqyrimit të punës së tij njëvjeçare, ka hartuar Raportin e tij vjetor, i cili përmban të dhëna, informacione dhe shënime që tregojnë aktivitetet dhe punët që ka realizuar Komisioni gjatë periudhës mars - dhjetor 2011". Ai, tutje shtoi se puna e Komisionit ka qenë në përputhje me Strategjinë Legjislative të Qeverisë së Kosovës. Duke iu referuar këtij Raporti, Pajaziti ndër të tjera tha se Komisioni ka mbajtur 43 mbledhje, ka shqyrtuar 15 projektligje, ka shqyrtuar 283 amendamente të projektligjeve, ka mbajtur 6 dëgjime publike, 4 tryeza pune dhe 2 monitorime të ligjeve.

Pas debatit, anëtarët e Komisionit unanimisht e miratuan atë dhe u zotuan se edhe gjatë këtij viti do të vazhdojnë punën duke afirmuar idetë dhe iniciativat që janë në interes të qytetarëve.

Nga mbledhja e Komisionit për Zhvillim Ekonomik ...