Lajmet e fundit
Nga mbledhja e Komisionit për të Drejtat dhe Interesat e Komuniteteve dhe Kthim
, 13.01.2012
Komisioni për të Drejtat dhe Interesat e Komuniteteve dhe Kthim, të cilin e ka kryesuar z. Goran Marinkoviq, kryetar i Komisionit, ka mbajtur sot mbledhjen në të cilën pikë kryesore e rendit të ditës ishte Shqyrtimi i raportit të punës së Komisionit për vitin 2011.
Në mbledhjen e përmendur duke u nisur nga Plani njëvjeçar i veprimit, ky Komision në masë të konsiderueshme e ka përmbushur planin e punës për vitin 2011. Gjatë vitit të shkuar Komisioni ka mbajtur gjithsej 27 mbledhje, dy tryeza të rrumbullakëta pune, 17 shqyrtime të projektligjeve, një monitorim të Ligjit, 7 mbledhje të grupeve punuese dhe ka pasur gjithsej 4 vizita brenda në Kosovë.
Përveç kësaj, ky Komision në fushë-veprimtarinë e tij ka amendamentuar disa projektligje, ka formuar disa nën komisione ka mbikëqyrur implementimin e disa ligjeve të miratuara nga Kuvendi i Kosovës në fushë-veprimtarinë e vetë, ka vizituar institucione lokale, ka bashkëpunuar me institucione ndërkombëtare dhe me përfaqësuesit e tyre dhe njëkohësisht ka kryer detyra tjera të rëndësishme nga fushë-veprimtaria e vetë.
Në mbledhjen e përmendur është miratuar njëzëri Raporti njëvjeçar i punës së Komisionit për vitin 2011. nga ana e anëtarëve të Komisionit.