Lajmet e fundit
Kryekuvendari Krasniqi u nis për vizitë në Shqipëri
, 16.01.2012
Delegacioni parlamentar i Kosovës, i kryesuar nga dr. Jakup Krasniqi, u nis sot për një vizitë në Shqipëri. Delegacioni udhëton në Tiranë për të marrë pjesë në hapjen e aktiviteteve në kuadër të veprimtarive për 100- vjetorin e Pavarësisë së Shqipërisë. Kuvendi i Republikës së Shqipërisë, më 17 janar 2012, do të organizojë, në sallën e seancave plenare, çeljen e veprimtarive të tij në kuadër të këtij përvjetori.
Kryetarja e Kuvendit të Shqipërisë, Jozefina Topalli, ka ftuar, në këtë ngjarje të rëndësishme kombëtare, kryetarin e Kuvendit të Republikës së Kosovës, dr. Jakup Krasniqi, si dhe dy nënkryetarët e Kuvendit, Xhavit Haliti e Sabri Hamiti.
Në delegacionin parlamentar të Kosovës marrin pjesë edhe deputetët: Adem Grabovci, Flora Brovina, Teuta Sahaqija dhe Ahmet Isufi, si dhe këshilltarët e kryeparlamentarit Krasniqi, Ismet Hajrullahu dhe Skënder Reçica.