Lajmet e fundit
Nga mbledhja e Komisionit për Bujqësi...
, 16.01.2012
Komisioni për Bujqësi, Pylltari, Zhvillim Rural dhe Mjedis e Planifikim Hapësinor, edhe në mbledhjen e sotme vijoi së shqyrtuari Projektligjin për Qendrën Historike të Prizrenit. Në këtë mbledhje, në të cilën ishte i pranishëm edhe ministri i Ministrisë së Ambientit dhe Planifikimit Hapësinor (MAPH), Dardan Gashi, anëtari i Komisionit, Liburn Aliu (VV), fillimisht propozoi që për amendamentimin e mëtutjeshëm të Projektligjit të angazhohen ekspertë ndërkombëtarë. Nga ana tjetër, këtë propozim të deputetit Aliu, e kundërshtoi ministri Gashi duke e vlerësuar të befasishëm, për faktin se në mbledhjen e kaluar Komisioni harmonizoi qëndrimet dhe formuloi disa amendamente. Pas kësaj, kryetari i Komisionit, Nait Hasani, propozoi një pauzë për konsultim, pas së cilës Komisioni vendosi të vazhdojë me amendamentimin e Projektligjit.
Në vijim të mbledhjes, anëtarët e Komisionit arritën të harmonizojnë qëndrimet dhe të formulojnë disa amendamente.