Lajmet e fundit

Mbledhja e Nën-komisionit për Mandate, Imunitete dhe Rregullore të Punës

, 17.01.2012




Në mbledhjen e Nën-komisionit për Mandate, Imunitete dhe Rregullore të Punës, të kryesuar nga Armend Zemaj, kryetar i nën-komisionit, pikë e rendit të ditës ishte shqyrtimi i raportit të punës së Nën-komisionit për Mandate, Imunitete e Rregullore të Kuvendit të Republikës së Kosovës, për vitin 2012.


Anëtarët e komisionit u dakorduan që shqyrtimi i këtij raporti të bëhet në mbledhjen e radhës, për t'u plotësuar me vërejtje dhe sugjerime të anëtarëve të komisionit.


Gjatë këtij takimi, kryetari i këtij Nën-komisioni, Armend Zemaj, njoftoi anëtarët e komisionit se në seancën e 20 janarit do të shqyrtohet Projekt-Rregullorja e Kuvendit, pas draftimit dhe miratimit nga ana e këtij nën-komisioni.


Me këtë rast u theksua se kjo rregullore është e strukturuar mirë, ka marrë përkrahje të gjerë nga deputetët dhe nuk bie ndesh me normat demokratike.

Mbledhja e Nën-komisionit për Mandate, Imunitete dhe Rregullore të Punës