Lajmet e fundit
Nga aktiviteti i Komisionit për Bujqësi...
, 23.01.2012
Për diversitetin kulturor në SHBA, rolin e OJQ-ve dhe të Qeverisë Federale lidhur me trashëgimin kulturore, para Komisionit për Bujqësi, Pylltari, Zhvillim Rural dhe Mjedis e Planifikim Hapësinor, foli Martin Perschler, ekspert i trashëgimisë kulturore dhe Kordinator i Fondit të Ambasadorit Amerikan për trashëgimi kulturore në Prishtinë. Duke dhënë një pasqyrë të qartë mbi trashëgimin kulturore në SHBA, Perschler me theks të veçantë foli për Rezervimin Historik, sipas të cilit në SHBA nënkupton trashëgimin kulturore, arkeologjike dhe fetare të popullit amerikan. Duke folur për historikun e Rezervimit Historik në SHBA, Perschler tha se fillimisht interesimi për të ka buruar nga vetiniciativa e qytetarëve, për tu organizuar më vonë në nivel të OJQ-ve dhe së fundmi i trajtuar nga Qeveria Federale, sot në SHBA janë të evidentuar më se 86 mijë vende historike, 4800 fshatra e qytete dhe 400 parqe kombëtare. Duke folur për arsyet për të cilat në SHBA bëhet Rezervimi Historik, (arsye këto të identifikuara qartë në vitin 1966, atëherë kur miratohet edhe Ligji për Trashëgimin Kulturore në SHBA), Perschler, radhiti këto arsye: Arsyet historike, ruajtjes së karakterit dhe mënyrës së të jetuarit, stabilizimit të ekonomive lokale, zhvillimit të turizmit dhe përmirësimit të cilësisë së jetës. Në fund të ligjëratës së tij, Perschler tha:" Sa më gjithëpërfshirëse të jetë një trashëgimi, aq më interesante është ajo".
Kryetari i komisionit Nait Hasani, ndërkaq, nga ana e tij falënderoi atë, me ç'rast e njoftoi lidhur me dy projektligje që kanë të bëjnë me këtë fushë e të cilat janë në fazën e amendamentimit në Komision. Ekspertin, Perschler e falënderuan edhe anëtarët e tjerë të Komisionit, të cilët vlerësuan se kjo ligjëratë do tu shërbej atyre në punën e Komisionit.