Lajmet e fundit
Mbledhja e Komisionit për Legjislacion
, 23.01.2012
Në mbledhjen e Komisionit për Legjislacion, të kryesuar nga kryetari i komisionit, Arben Gashi, u shqyrtua dhe u përkrahën propozim amendamentet e Projektligjit për ndihmë juridike falas.
Mbështetjen e anëtarëve të komisionit e mori edhe raporti me amendamente të komisionit funksional të Projektligjit nr. 04/L- 88 për Arkivat.
Gjatë këtij takimi anëtarët e komisionit diskutuan edhe për Projektligjin për marrëdhëniet e detyrimeve, me ç‘rast theksuan se gjatë ditës së mërkurë (25 janar) do të mbajnë dëgjim publik lidhur me këtë çështje.