Lajmet e fundit
Nga mbledhja e Komisionit për Zhvillim Ekonomik ...
, 25.01.2012
Komisioni për Zhvillim Ekonomik, Infrastrukturë,Tregti dhe Industri i Kuvendit të Kosovës, në mbledhjen e sotme të kryesuar nga Zenun Pajaziti, formoi grupet punuese për këto projektligje: Projektligjin për shërbimet e shoqërisë informatike, Projektligjin për themelimin e Agjencisë për Shërbimet e Navigacionit Ajror dhe Projektligjin për turizmin dhe shërbimet turistike. Kryesuesit e grupeve punuese, u zotuan se do të punojnë intezivisht për amendamentimin e këtyre projektligjeve, në mënyrë që sa më shpejtë të arrijnë për shqyrtim në mbledhje plenare të Kuvendit.