Lajmet e fundit

Sqarim përkitazi me Raportin për punën e gjyqësorit të bërë publik nga OSBE-ja

, 25.01.2012




Në Raportin e OSBE-së që u publikua më 24 janar 2012, në mes tjerash është theksuar se ish-ushtruesi i detyrës së presidentit të Kosovës, dr. Jakup Krasniqi, me rastin e nënshkrimit të dekretimit të gjyqtarëve, ka ndërhyrë në pavarësinë e gjyqësorit. Ndërkaq, e vërteta është se presidenti nuk ka dekretuar listë dhe nuk ka hequr nga lista gjyqtarë, por ka pasur dekrete për gjyqtarë dhe prokurorë me emra të përveçëm.

 

Është e drejtë e garantuar e presidentit të Republikës që të emërojë dhe shkarkojë gjyqtarët e gjykatave, që nënkupton edhe të drejtën e tij për refuzimin e dekretimit të një kandidati të propozuar. Kjo e drejtë është e paraparë me nenin 84 , paragrafi 1, pika 16 e Kushtetutës së Republikës së Kosovës, si dhe në nenin 18, paragrafi 1 dhe 2, të Ligjit për Këshillin Gjyqësor të Kosovës.

Mosdekretimi i akëcilit gjyqtar a prokuror, në asnjë mënyrë, nuk është ndërhyrje në gjyqësorin, është ushtrim i përgjegjësisë kushtetuese, i Presidentit të Republikës së Kosovës, theksohet në sqarimin e kabinetit të kryetarit te Kuvendit të Kosovës, dr. Jakup Krasniqi.

 

 

Sqarim përkitazi me Raportin për punën e gjyqësorit të bërë publik nga  OSBE-ja