Lajmet e fundit

Nga mbledhja e Komisionit për Buxhet dhe Financa

, 25.01.2012




Komisioni për Buxhet dhe Financa i Kuvendit të Kosovës, ka përkrahur sot në parim katër projektligje, një projektligj me amendamente të komisionit funksional dhe ka caktuar një grup pune për një projektligj tjetër.

Pas arsyetimit nga ana e ministrit të Financave, Bedri Hamza, në cilësi të sponsoruesit, komisioni përkrahu në parim këto projektligje: Projektligjin për fondet pensionale të Kosovës, Projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Administratën Tatimore dhe procedurat, Projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për tatimin në të ardhurat personale dhe Projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për tatimin në të ardhurat e korporatave.

Në këtë mbledhje, të cilën e udhëhoqi kryetarja Safete Hadërgjonaj, komisioni përkrahu, gjithashtu, edhe Projektligjin për Arkivat, me raportin me amendamente të komisionit funksional, si dhe krijoi një grup pune për shqyrtimin e amendamenteve të komisionit funksional për Projektligjin për transmetimin publik në Kosovë.

Nga mbledhja e Komisionit për Buxhet dhe Financa