Lajmet e fundit

Nga mbledhja e Komisionit për Shëndetësi, Punë dhe Mirëqenie Sociale

, 25.01.2012




Komisioni për Shëndetësi, Punë dhe Mirëqenie Sociale i Kuvendit të Republikës së Kosovës, në mbledhjen e sotme, të kryesuar nga Time Kadriaj, zëvendëskryetare e komisionit, përkrahu dy projektligje në parim, një projektligj me amendamente dhe një raport monitorimi.

Komisioni përkrahu në parim Projektligjin për skemat pensionale të financuara nga shteti dhe atë për ndryshimin dhe plotësimin e ligjit për skemën e ndihmës sociale në Kosovë.

Shqyrtimi i Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për shërbime sociale dhe familjare u shoqërua me diskutime nga ana e anëtarëve të komisionit, veçanërisht në lidhje me nenin që ka të bëjë me adoptimin ndërkombëtar të fëmijëve. Pas shterjes së debatit, komisioni përkrahu projektligjin, me amendamente të propozuara nga grupi punues.

Në këtë mbledhje, u shqyrtua dhe miratua edhe Raporti i monitorimit të Ligjit për Inspektoratin e punës, me disa rekomandime.

 

Nga mbledhja e Komisionit për Shëndetësi, Punë dhe Mirëqenie Sociale