Lajmet e fundit
Mbledhja e Komisionit për Arsim, Kulturë, Rini, Sport, Administratë Publike, Qeverisje Lokale dhe Media
, 30.01.2012
Projektligji për Komisionin e Pavarur të Mediave, nr 04/L-44, ishte temë thelbësore e mbledhjes së sotme të Komisioni për Arsim, Kulturë, Rini, Sport, Administratë Publike, Qeverisje Lokale dhe Media i Kuvendit të Kosovës, i kryesuar nga Idriz Vehapi, kryetar i Komisionit. Anëtarët e Komisonit pasi përkrahën edhe amendamentet shtesë mbështetur në rekomandimet nga Direktiva evropiane, që kanë të bëjnë me lëmin e fushëveprimtarisë që përfshin ky Projektligj, përkrahën në tërësi amendamentet e këtij Projektligji, dhe njëherësh të njëjtin e proceduan më tej për shqyrtim në komisionet e përhershme të Kuvendit.
Komisioni procedoi Projektligjin për arkivat në shqyrtim të dytë, pasi ai ishte përkrahur nga komisionet e përhershme, pa vërejtje. Në këtë mbledhje u përkrah edhe Plani i punës së Komisionit për vitin 2012.