Lajmet e fundit

Nga mbledhja e Komisionit për Bujqësi...

, 30.01.2012




Komisioni për Bujqësi, Pylltari dhe Mjedis e Planifikim Hapësinor i Kuvendit të Kosovës, në mbledhjen e sotme të udhëhequr nga kryetari Nait Hasani, shqyrtoi planin e punës për vitin 2012.

Pas shqyrtimit të plotësimeve që i janë bërë këtij plani (bashkë me planin buxhetor), komisioni e miratoi atë.

Anëtarët e komisionit miratuan, gjithashtu, edhe raportin e punës për vitin 2011 si dhe diskutuan për agjendën e punës gjatë ditëve në vijim.

 

Nga mbledhja e Komisionit për Bujqësi...