Lajmet e fundit
Mbledhja e Komisionit për Legjislacion
, 06.02.2012
Në mbledhjen e Komisionit për Legjislacion, të kryesuar nga kryetari i komisionit Arben Gashi, u shqyrtua dhe u përkrah me disa vërejtje dhe plotësime raporti me amendamente i komisionit funksional të Projektligjit nr. 04/L-081 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit Nr. 02/L-17 për Shërbime Sociale dhe Familjare.
Anëtarët e komisionit përkrahën edhe raportin me amendamente të komisionit funksional të Projektligjit nr. 04/L-76 për pensionet e pjesëtarëve të Forcës së Sigurisë së Kosovës, si dhe raportin me amendamentet e komisionit funksional të Projektligjit nr. 04/L-89 për Deminim humanitar.