Lajmet e fundit

Nga mbledhja e Komisionit për Bujqësi...

, 07.02.2012




Komisioni për Bujqësi, Pylltari dhe Mjedis e Planifikim Hapësinor i Kuvendit të Kosovës, i kryesuar nga Nait Hasani, kryetar, ka mbajtur sot mbledhje të përbashkët me Komisionin për Buxhet dhe Financa, në të cilën është diskutuar për Projektligjin për Agjencinë e Kosovës për mbrojtje nga rrezatimi dhe siguria bërthamore.
Anëtarët e të dy komisioneve kanë diskutuar gjerësisht për implikimet e mundshme financiare të këtij projektligji dhe kanë gjetur mirëkuptim për një varg amendamentesh. Fokus tjetër i diskutimeve ishte edhe kërkesa për zhvendosjen e Agjencisë së Kosovës për mbrojtje nga rrezatimi dhe siguria bërthamore, nga Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor (MMPH), në kuadrin e të cilës vepron aktualisht, në Zyrën e Kryeministrit të Kosovës. Komisioni për Bujqësi u dakordua që ky projektligj të shqyrtohet edhe në mbledhjet e ardhshme.
Komisioni ka vazhduar mbledhjen në përbërjen e tij të rregullt, me pikat e tjera të rendit të ditës. Projektligji për Qendrën Historike të Prizrenit ishte serish çështje diskutimi në komision. Në takim ishte prezent edhe ministri i MMPH-së, Dardan Gashi.
Komisioni harmonizoi qëndrimet për shumicën e çështjeve të diskutueshme, ndërsa u dakordua që për Nenin 20 të projektligjit të diskutohet serish në mbledhjen e ardhshme.

 

Nga mbledhja e Komisionit për Bujqësi...