Lajmet e fundit

Nga Mbledhja e Komisionit për Mbikëqyrjen e Agjencionit Kosovar për Inteligjencë

, 08.02.2012




Në mbledhjen e sotme të Komisionit për Mbikëqyrjen e Agjencionit Kosovar për Inteligjencë, Plani i Punës për vitin 2012 i këtij Komisioni u vlerësua më dinamik se ai i vitit të kaluar. Në këtë mbledhje, të cilën e kryesoi zëvendëskryetari i parë i Komisionit, Fadil Demaku, gjatë shqyrtimit të Planit të Punës për vitin 2012 anëtarët e Komisionit vlerësuan se në Planin e Punës për këtë vit duhet specifikuar më qart bashkëpunimin me DIKAF-in dhe të parashihen më shumë vizita me karakter studimi jashtë vendit për anëtarët e Komisionit. Planin e Punës për vitin 2012, anëtarët e Komisionit e përkrahën unanimisht në parim, ndërkaq vendosën që rekomandimet dhe vërejtjet e paraqitura në mbledhjen e sotme, të inkorporohen në draftin final që pritet të miratohen në mbledhjen e radhës së Komisionit.

 

 

Nga Mbledhja e Komisionit për Mbikëqyrjen e Agjencionit Kosovar për Inteligjencë