Lajmet e fundit

Mbledhja e Komisionit për Legjislacion

, 13.02.2012




Në mbledhjen e Komisionit për Legjislacion, të kryesuar nga kryetari i komisionit, Arben Gashi, u shqyrtua kërkesa e Gjykatës Kushtetuese për lëndën KO 05/12, që ka të bëjë me kërkesën e deponuar nga Lëvizja Vetëvendosje! në Gjykatën Kushtetuese për mocionin e propozuar nga PDK-ja dhe Koalicioni Qeverisës, të miratuar në Kuvendin e Kosovës më 20 janar të këtij viti.

Gjykata Kushtetuese e Republikës së Kosovës, ka kërkuar nga Kuvendi i Kosovës që nëse ka ndonjë koment lidhur me kërkesën e parashtruar në afat prej jo më shumë se tri (3) javë, duke filluar nga 31 janari 2012, t'i dorëzojë ato në Gjykatën Kushtetuese, së bashku me arsyetimin dhe provat e nevojshme.

Me këtë rast, komisioni ka autorizuar kryetarin Arben Gashi, që të takohet me kryetarin e Kuvendit të Kosovës, dr. Jakup Krasniqi, për të sqaruar nëse kryetari i Kuvendit duhet të dal më ndonjë qëndrim, në emër të Kuvendit, lidhur me kërkesën e Gjykatës Kushtetuese, apo këtë duhet ta bëjë kryetari i Komisionit për Legjislacion, gjithashtu në emër të Kuvendit të Kosovës.

Mbledhja e Komisionit për Legjislacion