Lajmet e fundit

Nga mbledhja e Komisionit për Zhvillim Ekonomik ...

, 21.02.2012




Komisioni për Zhvillim Ekonomik, Infrastrukturë,Tregti dhe Industri i Kuvendit të Kosovës, në mbledhjen e sotme të kryesuar nga Zenun Pajaziti, shqyrtoi dy projektligje: Projektligjin për turizmin dhe shërbimet turistike dhe Projektligjin për shërbimet e shoqërisë informatike. Amendamentet e Projektligjit për turizëm dhe shërbime turistike, para Komisionit i paraqiti kryesuesi i grupit punues, Hashim Deshishku. Gjatë shqyrtimit të tyre, anëtarët e Komisionit miratuan (përpos amendamentit të gjashtëmbëdhjetë të nenit 33), amendamentet e paraqitura nga kryesuesi i grupit.

Amendamentet e Projektligjit për shërbimet e shoqërisë informatike i paraqiti Teuta Sahatqija, kryesuese e grupit për amendamentimin e këtij Projektligji. Komisioni miratoi disa nga amendamentet, ndërkaq, amendamentet e tjera Komisioni do të vijojë së shqyrtuari në mbledhjen e së enjtes.

Nga mbledhja e  Komisionit për Zhvillim Ekonomik ...